Në një raport të ri, “NewsGuard”, një platformë e specializuar për monitorimin e dezinformatave në internet, ka zbuluar një rrezik të madh për sistemet e inteligjencës artificiale (AI) në lidhje me përhapjen e propagandës ruse. Sipas këtij raporti, një rrjet rus i njohur si “Pravda” ka infektuar chatbot-et kryesore të AI me përmbajtje të shtrembëruar dhe dezinformuese, duke krijuar një mjet të fuqishëm për përhapjen e propagandës pro-Kremlinit.