Në ditën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, Antoni thotë se baza e armëve bërthamore ku ai shërbente u vendos në gatishmëri të plotë luftarake. “Para kësaj, kishim vetëm stërvitje. Por ditën që filloi lufta, armët ishin vendosur plotësisht,” thotë ish-oficeri i forcave bërthamore ruse. “Ishim gati të hidhnim forcat në det dhe ajër dhe, në teori, të kryenim një sulm bërthamor.”