Prej një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, dhe deti është tërhequr rreth 50 metra. Për peshkatarë të vjetër dukuria lidhet me drejtimin e erës e cila nga verilindja ka qenë zotëruese në territor.Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi I erës të jetë nga jugu. Këto fenomene janë të natyrshme sipas peshkatarëve dhe nuk ka ndikuar në sasinë e peshkut që kapin