Pas 15 vite negociatash dhe në vazhdën e një séance maratonë 40 orëshe, OKB-ja vendosi për traktatin për mbrojtjen e diversitetit biologjik të deteve të hapura. Detet e hapura zgjojnë interesin ekonomik, ato mund të jenë minierë ari për zbulime ilaçesh apo lëndë plastike, thonë ekspertët. Bashkësia ndërkombëtare debaton prej një dekade e gjysmë për mbrojtjen e deteve të hapura.