18 kilometra vijë bregdetare në qarkun e Fierit është totalisht e ndotur pas përmbytjeve të fundit që shkaktoi vërshimi i lumenjve Seman dhe Vjosë. Në bregdetin e Darëzezës dhe Semanit janë depozituar tonelata mbetjesh urbane, kryesisht plastikë dhe materiale drusore. Çfarë lumenjtë derdhën në detin Adriatik, ai i ktheu mbrapsht dhe rezultati është ky që shohim, një ndotje masive dhe një alarm serioz mjedisor. Ndërhyrja për pastrimin e zonës ka nisur vetëm rreth 10 ditë pas përmbytjeve. Gjatë kësaj periudhe, mbetjet kanë qëndruar në breg dhe në det, duke rritur rrezikun për mjedisin dhe faunën detare