Top Channel/ Detajet tronditëse! Autorët xhiro në Shkodër para vrasjes së Licit e Bushatit, del…
12/11/2024 19:20

Pasditja e 30 tetorit trazoi sërish qetësinë në Shkodër, teksa një atentat i armatosur i mori jetën katër personave. Mbi 50 plumba u zbrazën në drejtim të mjetit ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në lagjen Dobraç të kryeqendrës së veriut të vendit, e njohur si lagjja e fisit Bajraj. Pas breshërive të të shtënave, humbi jetën në vend Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, emër i njohur i botës së krimit në Shkodër. Plumb në kokë mori dhe Arlind Bushati, i cili u transportua fillimisht në spital, por nuk ia doli që të mbijetojë. Krimi tronditës mori nota edhe më tragjike, pasi si pasojë e kësaj përplasjeje humbën jetën burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët po ktheheshin nga puna për në shtëpi te tre fëmijët e tyre. Ata u ndodhën në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar, ku sipas informacioneve të policisë thuhej se u përplasën nga mjeti që drejtohej nga Lici, pasi humbi kontrollin e përfundoi në një mur rrethues. Çifti ishte duke udhëtuar me motor, e sipas policisë janë përplasur nga mjeti i Licit, pasi ai u qëllua nga autorët që udhëtonin me mjetin Range Rover. Flutura humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mbylli sytë në spital disa ditë pas ngjarjes. Por kjo ngjarje ka shumë mistere dhe dritëhije që policia ende nuk ka dalë në një deklaratë sqaruese dhe shteruese, së paku për dinamikën e atentatit! Pas ngjarjes, një video që qarkulloi me shpejtësi në media hodhi dyshime se në mjetin e viktimave kishte qenë edhe një person i tretë, për të cilin policia nuk kishte bërë asnjë njoftim zyrtar. Më pas u bë më dije jo zyrtarisht që në mjetin e viktimave ishin gjetur tre telefona, tre armë, gëzhoja dhe gjurmë gjaku që dyshohet se i përkisnin një personi të tretë, por pa bërë dot të mundur identifikimin e tij. Dyshimet shkuan më tej, kur thuhej se personi i tretë mund të ishte Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim nga policia, e po ashtu se ai mund të kishte qenë dhe shënjestra e atentatit, që i mori jetën vëllait të tij dhe djalit të Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për bashkinë Shkodër, e për rrjedhojë dhe çiftit të pafajshëm. Policia ushtroi kontrolle në disa klinika private për të rënë në kontakt me “fantazmën” që u zhduk nga vendi i ngjarjes dhe që dyshohej se po ashtu kishte mbetur i plagosur, por pa rezultat. Policia tha se pak minuta pas ngjarjes gjeti në fshatin Golem të Shkodrës një mjet tip Range Rover të djegur, mjet i cili mendohet se i përket autorëve të atentatit. Në të janë gjetur tre armë, por asnjë e dhënë tjetër që mund të çojë në zbulimin e autorëve apo porositësve. Shumë persona u morën në pyetje nga policia, ndërsa në kërkim u shpallën dy persona, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, dy të rinj që rezultojnë se kanë edhe precedentë të mëparshëm penalë. Nga ana tjetër dëshmi thonë se disa ditë para atentatit me katër viktima, në qytetin e Shkodrës mjeti Range Rover ishte parë të qarkullonte, madje se personat që ishin në të prezantoheshin si policë. Ky është një informacion që nuk konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet e drejtësisë. Dyshime ka edhe për mënyrën e vdekjes së çiftit që sipas policisë janë përplasur nga mjeti i viktimave. Aludohet se mund të kenë ndërruar jetë pasi janë prekur nga plumbat. Kjo mbetet sërish e dhënë që policia duhet që ta sqarojë. Ditën e ngjarjes, dyshohet se policia është futur në Dobraç disa orë me vonesë, vetëm pasi më herët ka mbërritur aty RENEA. Sot Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore njoftoi se disa efektivë që kanë qenë në vendin e ngjarjes në Dobraç janë dërguar për hetim, të dyshuar për shpërdorim detyre. AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit. Ndërkohë, pas gjithë këtyre pikëpyetjeve për këtë atentat që autorët nuk dihen, e po ashtu as shënjestra e saktë, SPAK ka marrë në dorë dosjen, me dyshimin e fortë se kjo masakër është organizuar nga një grup i fortë kriminal.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12