Top Channel/ Detaje të reja nga vrasja në Lezhë, edhe një tjetër i përfshirë në krim
28/04/2026 23:08

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e policisë lidhur me ekzekutimin e çiftit Mujeci në Balldren të Lezhës. Dy ditë pas atentatit të rëndë ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, hetimet e Policisë së Lezhës kanë zbuluar një tjetër person të përfshirë në ngjarje, si dhe mënyrën e organizimit të krimit të ndodhur më 26 prill. Në fokus të hetimeve është vënë 22-vjeçari Besnik Kolndreu, në banesën e të cilit është gjetur një automjet tip “Volkswagen” pa targa, i dyshuar si mjeti i përdorur nga autorët gjatë sulmit me armë. I riu është shpallur në kërkim, ndërsa nën hetim është vënë edhe babai i tij 79-vjeçar. Sipas Policisë, automjeti dyshohet se është marrë me qira në Rinas pak ditë para ngjarjes nga motra e Florin Mhillaj, ndërsa më pas i janë hequr targat dhe është përdorur në atentat. Në këtë veprim dyshohet se ka qenë i përfshirë Florin Mhillaj, i cili së bashku me dy kushërinjtë e tij, Renaton dhe Adrianon, janë pjesë e listës së të kërkuarve. Hetimet kanë zbuluar se grupi ka vepruar i ndarë në dy makina, një “Audi” që ka ndjekur automjetin e viktimave dhe “Volkswagen”-i pa targa, nga i cili është qëlluar me breshëri plumbash drejt çiftit Mujeci. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë atentat të rëndë që tronditi Lezhën.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27