Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit. Fatjon Dervishi u qëllua në zonën e shinave pranë fshatit Katund. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38 vjeçarit duke e plagosur rëndë. Ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.