Ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkovic në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Edhe pse u diskutuan një sërë temash, raundi i ri i dialogut nuk prodhoi në fund asgjë konkrete. Në fokusin e tij ishte kryesisht zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj.