Top Channel/ Dështon takimi Danimarkë-SHBA për Groenlandën, provokon Rusia
14/01/2026 23:08

Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thënë se ka një “mungesë dakordësie themelore” me presidentin amerikan, Donald Trump në lidhje me Groenlandën, edhe pas bisedimeve të zhvilluara në Washington me zv.presidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio. Lars Lokke Rasmussen thotë “se është e qartë se Trump ka dëshirën për të ‘pushtuar’ Groenlandën”, por ai beson se takimi ka arritur të “ndryshojë disi qëndrimin amerikan”. “E bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Groenlandës”, tha ai. “Danimarka është padyshim në anën e duhur të historisë”, shtoi ministri. Të dyja palët megjithatë kanë rënë dakord që ta krijojnë një grup pune për të diskutuar mënyra për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. “Është në interesin e të gjithë që të bashkëpunojmë, por që të pajtohemi me zgjidhjen që do t’i japim, atëherë duhet të adresohen disa nga shqetësimet, duke respektuar njëkohësisht integritetin e territorit të mbretërisë daneze, dhe vendosmërinë e popullit të Groenlandës”, ka thënë ministri Rasmussen. Ai ka theksuar se përpjekja e SHBA-së për ta marrë Grenlandën është “absolutisht e panevojshme”, duke shtuar se nuk ka ndonjë rrezik të afërt nga Kina dhe Rusia. Nga ana tjetër zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev provokoi europianët dhe tha se ata nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë pushtimit të Groenlandës nga SHBA. Në postimin e tij, ai komentoi deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se “nëse ka një shkelje të sovranitetit në Groenlandë, pasojat do të jenë të pallogaritshme”. “Gjeli gal tha se nëse preket sovraniteti i Danimarkës, pasojat do të jenë të pallogaritshme. Edhe çfarë do të bëjnë ata? A do të rrëmbejnë presidentin amerikan? Apo do të hedhin armë bërthamore mbi SHBA-në? Jo, sigurisht. Ata thjesht do të frikësohen… dhe do ta dorëzojnë Groenlandën. Dhe ky do të jetë një precedent i madh europian”, tha Medvedev.

Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
DIGITALB DIGITALB