Top Channel/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, Kurti përplaset me opozitën
11/09/2026 20:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të dielën vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së 11-të, mes mosmarrëveshjeve për votimin e nënkryetarëve. Shumica parlamentare e përbërë nga Vetëvendosja nuk votoi kandidatin për nënkryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse kjo e fundit votoi për kandidatin për nënkryetar të Vetëvendosjes. Të ndodhur në këtë situatë, PDK-ja braktisi sallën e Kuvendit dhe njoftoi se nuk do të marrë pjesë më në seancën konstituive, ndërsa çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se PDK-ja nuk duhet ta kishte braktisur procesin e konstituimit të Kuvendit. Në punimet e seancës konstituive të Kuvendit nuk merr pjesë as partia më e vogël, Aleanca, duke thënë se seancat për konstituimin e Kuvendit po bëhen duke shkelur kushtetutën. Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët. Me konstituimin e Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kreun e ri të shtetit, qytetarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit. Ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare dhe të dytat, për shkak të moskonsensusit për presidentin, që nga shkurti i vitit 2025.

Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20