Top Channel/ Dështon miratimi i planit të ri të tarifimit të ujit e kanalizimeve në bashkinë Durrës
03/11/2023 21:29

Nuk miratohet rritja e tarifave të propozuara nga ujësjellës-kanalizimet në Durrës. Edhe këshilltarët bashkiakë të PS-së dhe aleatëve të saj kanë votuar kundër ose e kanë abstenuar planin e ri të tarifimit të ujit dhe kanalizimeve në territorin e bashkisë Durrës. Në mbledhjen e së premtes, këshilltarët e opozitës u shprehën për performancën e dobët të shoqërisë rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, borxhet e shumta të saj dhe humbjet në rrjet. Ata kërkuan se kujt do t’i faturohet humbja prej 160 milion eurosh ndër vite që ka krijuar ujësjellësi. Geri Dauti, kryeinxhinier i SHRUKD-së deklaroi se rritja e propozuar e tarifave vjen pasi Durrësi ka koston më të lartë të prodhimit të ujit në vend, ndërsa ndikon edhe rritja e çmimit të energjisë, e rrogës minimale dhe e mirëmbajtjes së stacioneve të pompimit. Ndërkaq u deklarua se humbjet janë të mëdha për shkak të amortizimit të rrjetit. “Humbjet që në 2014 ishin 86 për qind, sot janë 70 për qind.” Ndërkohë shqetësimit të këshilltarëve lidhur me programin e Rindërtimit dhe ndërprerjen e bonusit të qirasë për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti prej 8 muajsh kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako iu përgjigj se programi i Rindërtimit mbështetet nga Qeveria Shqiptare, ndërsa është Ministria e Financave që pritet të kalojë financimin e bonusit të qirasë për familjet e pastreha.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06