Paaftësia e laboratorëve shtetërorë për të përcaktuar llojin e ndotjes që nxori jashtë funksionimit, javën e kaluar, Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Durrësit po shton faturën financiare dhe pasojat e ndotjes, ndërsa mban larg zbulimit dhe vënies para përgjegjësisë autorët e këtij krimi mjedisor.