Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02/2026 22:57

Bashkimi Evropian dështoi të miratonte sanksione të reja ndaj Rusisë në një takim të hënën, pas kundërshtimeve nga Hungaria. Këtë e konfirmoi shefja e diplomacisë së Unionit, Kaja Kallas. “Fatkeqësisht, nuk arritëm një marrëveshje për paketën e 20-të të sanksioneve”, ka thënë ajo. “Ky është një hap pas dhe një mesazh që nuk donim ta dërgonim tani që u bënë 4 vite nga kjo luftë”, ka shtuar ajo. Diplomatët evropianë kishin nxituar të finalizonin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe një hua të madhe të re për Kievin përpara përvjetorit të katërt të luftës, e cila ka lënë të vdekur, të plagosur ose të zhdukur rreth 1.8 milionë ushtarë rusë dhe ukrainas. Por ata nuk arritën ta bindnin Hungarinë të hiqte veton dhe të mbështeste përpjekjet e BE-së për të ndihmuar Ukrainën dhe për ta detyruar Rusinë të paguajë një çmim ekonomik për luftën e që nisi më 24 shkurt 2022, dhe që nuk tregon shenja përfundimi. Hungaria, e konsideruar si anëtarja më pro-ruse e BE-së, njoftoi se e mori këtë vendim për shkak se dërgesat e naftës ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë janë ndërprerë që nga 27 janari. Kryeministri hungarez, Viktor Orban akuzoi se Ukraina po pengon qëllimisht dërgesat e naftës ruse dhe se po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04