Top Channel/Dështojnë negociatat për takimin Putin-Trump? Shtëpia e Bardhë bën deklaratën e papritur
21/10/2025 21:36

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk ka plane të menjëhershme për takim Trump-Putin… “Nuk ka asnjë plan që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në të ardhmen e afërt”, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, sipas BBC. Të enjten e kaluar, Trump tha se ai dhe presidenti rus do të zhvillojnë bisedime në Budapest brenda dy javësh për të diskutuar luftën në Ukrainë. Një takim përgatitor midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë tha se të dy kishin pasur një telefonatë “produktive” dhe se një takim nuk ishte më “i nevojshëm”. Shtëpia e Bardhë nuk dha më shumë detaje se pse bisedimet ishin pezulluar. Të hënën, Trump përqafoi idenë e ngrirjes së konfliktit ukrainas në vijën aktuale të frontit. “Le të ndërpritet ashtu siç është”, tha ai të hënën, duke iu referuar rajonit të kontestuar të Donbasit në Ukrainën lindore. Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht ngrirjen e vijës aktuale të kontaktit. Moska ishte e interesuar vetëm për “paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme”, tha Lavrov të martën, duke nënkuptuar se ngrirja e vijës së frontit do të përbënte vetëm një armëpushim të përkohshëm.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05