Në një kohë kur shumë njerëz në Maqedoninë e Veriut ende po përpiqen të kuptojnë përse kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pas disfatës në zgjedhjet lokale, vendi u përball këto ditë me zhvillime të vrullshme. I bindur në mbështetjen e tre partivë shqiptare, një prej të cilave, lëvizja BESA pjesë e koalicionit qeverisës, kreu i VMRO DPMN-se, Hristijan Mickoski krijoi një situatë triumfi duke pretenduar se kishte tashmë shumicën në parlament.