Pasagjerët që udhëtuan me linjën e Alaska Airlines të shtunën duke u nisur nga aeroporti i Portland në Oregon u bënë dëshmitarë të një skene që mund të përfundonte në tragjedi. 177 pasagjerë ndodheshin në bordin e një avioni Boeing Max 737, kur pas nisjes, në qiell të hapur dera e emergjencës u shkëput nga trupi i mjetit fluturues duke krijuar panik. Fatmirësisht pas uljes së emergjencës në Kaliforni, pasagjerët shpëtuan pa lëndime, por disa prej tyre rrëfejnë momentet e tmerrit në ajër kur nuk po e kuptonin çfarë po ndodhte