Në puntatën e 7 tetorit, emisioni investigativ Fiks Fare publikoi fakte të reja në lidhje me dosjen Balluku. Këtë herë, në qendër të investigimit janë vënë presioni dhe kërcënimet që, sipas dëshmisë së ish-vartëses së saj në Ministrinë e Infrastrukturës, deputetja Belinda Balluku ka ushtruar ndaj saj. Mirzeta Kashnica ka dëshmuar për kërcënimet që, sipas saj, i janë bërë nga persona të lidhur me grupin Balluku.Pas publikimit të këtyre fakteve të reja, qytetarët shprehen se SPAK-u duhet të ndërmarrë hapin e radhës në hetimin e çështjes.