Top Channel/ Dëshmitë e luftës italo-greke, ekspozohen në Maliq fotografitë e Kristo Mesogjitis
07/08/2026 19:54

Përmes një ekspozite unike fotografike e dokumentare, në Maliq janë prezantuar dhjetëra dëshmi vizuale dhe shënime ditari nga periudha e Luftës Italo-Greke (1940–1941), të realizuara nga arkeologu dhe ushtari arvanitas, Kristo Petro Mesogjitis. I caktuar si përkthyes i trupave greke në zonën e Maliqit e Gorës, ai bleu një aparat fotografik në Korçë, me të cilin fiksoi jetën e përditshme, njerëzit, fshatrat dhe relievin e kësaj zone. Rreth 70 fotografi të ekspozuara, së bashku me faksimile nga ditari i autorit, pasqyrojnë jo vetëm elemente ushtarake, por edhe studime mbi zakonet e shqiptarëve. Ekspozita u soll nga ish-kryebashkiaku i Saronikos në Greqi, Petro Filipu, i cili riktheu në vëmendje rëndësinë e këtij arkivi. “Me quajnë Petro Filipu. Kam qenë ish-kryebashkiak i një nga bashkive më të mëdha të Greqisë, Bashkia Saronikos dhe nënkryetar i qarkut të Atikisë. Në periudhën e sulmit dhe pushtimit të Greqisë nga gjermanët, në fshatin tim jetonte arkeologu Kristo Petro Mesogjitis, i cili u nda nga jeta në vitin 1945. Ky njeri ishte ushtar dhe luftoi në frontin greko-italian, me fashistët italianë, në vitin 1940-1941. Meqënëse ishte arvanitas dhe dinte shqip, ai ishte përkthyes edhe përkthente të gjitha kontaktet e trupave me popullatën civile ku ishte fronti grek. Ndërkohë që ishte në funksion në komandën e Maliqit, gjatë një vajtje në Korçë, i tërhoqi vëmendjen një aparat fotografik, të cilin nga kursimet që kishte mbledhur e bleu dhe me të janë bërë të gjitha fotografitë në zonën e Maliqit dhe në zonën e Gorës në Pogradec. Me këtë aparat fotografik, përveç fotografive me karakter ushtarak, ai ka fiksuar pamje nga të gjitha zonat, nga fshatrat e Maliqit, Pogradecit, dhe kryesisht në Maliq, ku ishte dhe komanda e trupave greke për zonën e Maliqit dhe zonën e Gorës. Përveç fotografive, meqënëse autori i këtyre fotografive dhe i këtij ditari, përveç arkeologjisë kishte studiuar dhe për kulturën popullore, ishte i diplomuar, ai ka bërë dhe studime për kulturën popullore dhe një pjesë e tyre i ka përshkruar dhe në ditarin e tij për zakonet e shqiptarëve, për arendimin e shtëpive brenda në atë kohë e të tjera, që ishin të njëjtat zakone me traditat e arvanitasve. Dhe ai ka sjellë këtu edhe faksimile, domethënë nga këngët e arvanitasve në Greqi, nga fotografitë e tyre, të cilat një pjesë e vogël paraqitet edhe në këtë ekspozitë. Duke përfunduar, dua të përmend disa fjalë që autori i këtij libri, Kristo Petro Mesogjiti, është shprehur për shqiptarët, për origjinën e tij që nuk mund ta mohojë. Në periudhën e Luftës Italo-Greke 1940, Kristos Petros thotë: "Populli shqiptar është një popull shumë i vuajtur, të cilin e kanë shfrytëzuar të huajt. Edhe sepse është një popull shumë i zgjuar, shumë punëtor, dhe nëse do t'i jepet shansi, me atë që ka, do të përparojë jashtëzakonisht." Për Drejroren e Kulturës Dhora Dajko kjo ekspozitë shërben si një dëshmi e fuqishme e kujtesës historike, respektit të ndërsjellë dhe njohjes së trashëgimisë së përbashkët kulturore. Në shënimet e tij të vitit 1940, arkeologu Kristo Petro Mesogjitis la edhe një vlerësim të veçantë për popullin tonë, duke shkruar se "Populli shqiptar është një popull shumë i vuajtur, të cilin e kanë shfrytëzuar të huajt. Edhe sepse është një popull shumë i zgjuar, shumë punëtor, dhe nëse do t'i jepet shansi, me atë që ka, do të përparojë jashtëzakonisht."

Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22