Dëshmitarë okularë të sulmeve të së enjtes në aeroportin e Kabulit i thanë BBC-së se jo të gjithë që u vranë atë ditë, e humbën jetën nga agresori kamikaz. 29 vjecari Mohammad Niazi, një shofer taksie nga Londra, kishte udhëtuar drejt Kabulit për të ndihmuar kalimin e sigurtë të familjes së tij, por u vra së bashku me të shoqen përpara portës Abbey të aeroportit, ndërsa dy fëmijë të tyre mbeten të zhdukur.