Top Channel/ Dëshmitarët: Mlladic “u çmend” pasi e bija 23 vjeçe u vetëvra me armën e tij
09/06/2021 11:26

Presidenti amerikan e Joe Biden e përshëndeti si historik konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për Ratko Mlladic, ndërsa shtoi se mendimet e tij janë me familjet e mbijetuara të shumë viktimave nga mizoritë e Kasapit të Ballkanit. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës po ashtu e përshendetën vendimin për ta lënë përjetësisht në burg ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercegovinës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Tëitter ka thënë se "tanimë nuk ka dyshim se qëllimi i Millosheviçit (Sllobodan, ish-presidenti jugosllav), Mlladiqit dhe të tjerëve që kanë qenë pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Njeriu që rrinte ulur në atë sallë me shpresën se apeli i tij do të aprovohej, kishte një fytyrë krej tjetër në fushën e betejës. Që prej fillimit të luftës në Bosnje, ai u shfaq si një figurë mizore. “Qëlloni në mish”, ishte urdhri që generali jepte komandantëve të tij. Por dëshmitë e disa personave, përfshirë dhe ato të gazetares së luftës, Janine di Giovanni, përmendin ngjarjen që e shndërroi atë në një përbindësh: vetëvrasjen e vajzës së vet të adhuruar, Ana, me armën e tij të parapëlqyer. Në Beograd, ka variante të ndryshme për këtë veprim të studentes 23 vjecare të mjekësisë. Disa thonë se ajo lexoi nëpër gazeta për mizoritë e të atit dhe nuk duroi dot të jetonte më atë mbiemër; të tjerë pretendojnë se u ofendua ashpër në një konferencë në Rusi për shkak të të atit dhe pësoi një lloj traume emocionale, varianti i fundit është së ndoshta, ajo thjesht u lodh nga fakti që duhet të jetonte në gjendje lufte. Njerëzit pranë Mlladicit thonë se vdekja e Anës e shtyu atë ndjeshëm drejt dhunës. “Disa njerëz mendojnë se ai u cmend”, pati thënë për Giovannin një prej komandatëve të tij, duke shtuar se jeta e Mlladicit pati dy faza: para dhe pas vdekjes së të bijës, nga e cila nuk e mori më veten.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11