Top Channel/ Dëshmia tronditëse e autorit të eliminimit Ilaria Sulës, çfarë e shtyu atë: Problemi…
08/04/2025 22:21

Vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson tronditi të gjithë Italinë. Autori me prejardhje nga Filipinet i mori jetën 22-vjeçares shqiptare në debat me sipër, duke e goditur me thikë, teksa bashkëpunëtore ishte dhe nëna e 23-vjeçarit, e cila dëshmoi se ndihmoi në pastrimin e njollave të gjakut nga shtëpia dhe fshehjen e trupit. Së fundmi, është zbërthyer dëshmia e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër. Ai tregon se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot. “Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori. Gjatë marrjes në pyetje, Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. “Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona”. “Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte”, thuhej në dëshminë e Samson. Në fund të janarit të këtij viti, ata vendosën që të bënin një pushim në lidhjen e tyre, gjë që në fakt nuk ndodhi pasi ata vazhdonin të takoheshin. “Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”. Ai më pas tregoi se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë. Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për dhjetë ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbetet e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajton me përzemërsi si të dashur dhe herë tregon ftohtësi ndaj tij.

Top Channel/ Trump-BE, përplasjet vazhdojnë: Presidenti kritikon, BE: Lufta jashtë NATO-së
16/03 23:15
Top Channel/Dyshimet për Mojtaba Khamenei: I shpëtoi sulmit për sekonda, Iranin e trazojnë skandalet
16/03 23:15
Top News – 60 kg drogë nga Shqipëria në Greqi. 18 vjeçari grek kapet me hashash në Sajadë
16/03 21:30
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:08
Top Channel/ Serat greke me produkte shqiptare, tregtarët: Këtu bujqësia po tkurret
16/03 20:03
Top Channel/ Humbën foshnjën dymuajshe, familja kërkon ta çojë trupin në vendlindje
16/03 20:03
Top Channel/Veliaj kundër SPAK në Kushtetuese, avokatët paraqesin prapësimet ndaj masës së sigurisë
16/03 20:02
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:02
Top Channel/ PD-PS “përplasje” për rezolutën ndaj Iranit, opozita bojkoton: Axhendë e Ramës
16/03 19:45
Top News – Sinjalizohen, por nuk veprohet. Ndërtimet e paligjshme në zonat e mbrojtura
16/03 19:20
Top News – Foshnja ndërroi jetë në spital. Dy prindërit fajësojnë mjekët: E nxorrën para kohe
16/03 18:40
Top News- Veliaj në Kushtetuese/ Mbrojtja depoziton kundërshtimet ndaj prapësimeve të SPAK
16/03 17:57
Top News- Rrëmbehet e dhunohet disa here/ I marrin 700 mijë euro pasi i dhanë para me fajde
16/03 17:40
Top Channel/ Zbulimi arkeologjik në Bushat, qyteti antik shpallet zonë e kategorisë “A”
16/03 15:26
Top News – ‘Gonzato sillet si ambasador i Ramës’ / Berisha: Po mjegullon qëndrimin e PD në Bruksel
16/03 15:18
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë, e vendosën dy persona me një motor
16/03 15:08
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu i Fushë-Krujës, kapen 7 ndihmësit e atentatorit
16/03 15:06
Top News-Largohet Sali Berisha? PD hap garën për kryetar të ri/ Grup pune dhe për Statutin e Partisë
16/03 14:41
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 14:32
Top News- Ku të punosh? Sektorët me pagat më të mëdha në vitin 2025
16/03 14:21
DIGITALB DIGITALB