Top Channel/ Dëshmia/ Rrëfehet Kejdi Banaj që u kap teksa transportonte 4 pistoleta “Glock”
06/08/2026 23:10

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e operacionit të zhvilluar dy javë më parë në tunelin e Skërficës, në aksin Kardhiq–Delvinë, ku u sekuestruan katër pistoleta tip “Glock” dhe u arrestua 31-vjeçari Kejdi Banaj. Sipas hetimeve, policia kishte siguruar informacione se Banaj po transportonte armë zjarri drejt Sarandës me një automjet të marrë me qira. Dyshohej gjithashtu se gjatë rrugës do të merrte rreth 500 gram kokainë në Lushnjë për ta shpërndarë në doza në Sarandë. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën katër pistoletat të fshehura nën tapicerinë e sediljes së përparme, brenda një qeseje të zezë.Në dëshminë e dhënë në polici, 31-vjeçari identifikoi personin që, sipas tij, i kishte lënë armët në automjet. Ai deklaroi se një i njohur me inicialet E. S. i kishte kërkuar ta shoqëronte në Sarandë për të gjetur një apartament me qira dhe se në Tiranë kishte vendosur në makinë një qese të zezë, përmbajtjen e së cilës pretendon se nuk e dinte.Nga hetimet rezulton se E. S., 26 vjeç nga Tirana, i përmendur nga Banaj si organizatori i transportit të armëve, është shpallur në kërkim edhe për një ngjarje të ngjashme të ndodhur në muajin mars. Gjykata caktoi ndaj Kejdi Banajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06