Fatime Kryemadhi ishte e pranishme sot në Gjykatën e Posaçme për gjyqin e radhës, ku edhe pritej qe të jepej pretenca nga ana e organit të akuzës. Gjithsesi, siç raporton gazetarja Anila Hoxha, kjo seancë u shty për shkak se mungonin avokatët e Piro Xhixhos, një prej të akuzuarve në të njëjtën dosje.