Me emergjencën e pandemisë që e ka reduktuar prej muajsh praninë njerëzore në ambjentet e hapura të Italisë, derrat e egër gjetën “parajsën” e mësynë qytete dhe fshatra në mbarë vendin. 2.3 milionë kafshë bredhin të lira në zona të banuara, duke sjellë probleme të mëdha trafiku e duke shkaterruar të mbjellat.