Më shumë se 50 persona humbën jetën nga zjarri që përfshiu një fabrikë pijesh freskuese në Bangladesh, e pjesa derrmuese e viktimave, sipas mediave britanike, janë fëmijë. Dhjetëra trupa të pajetë janë nxjerrë nga ndërtesa 5 katëshe, ku zjarri me vështirësi të madhe u arrit te vihej nën kontroll. Mësohet se disa nga punonjësit, edhe pse ndodheshin në kate të larta, janë hedhur nga dritaret për t`i shpëtuar vdekjes nga flaket. Te pakten 30 persona janë lenduar, e disa prej tyre mbeten ne gjendje te rende. Pamjet: AFP