Deputetja britanike, Alicia Kearns i ra këmbanavë të alarmit për atë që e përshkroi kontrabandë armësh nga Serbia drejt Kosovës. Përpara Parlamentit britanik, ajo deklaroi se kontrabanda po zhvillohet përmes autoambulancave ndërsa përmendi edhe kishat ortodokse. Madje sipas ligjvënëses britanike të cituar nga mediat në Prishtinë, për këtë është në dijeni edhe KFOR-i.