Sot, në orën 10:00 ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës parashikohen disa interpelanca. Disa deputetë të opozitës kanë thirrur në interpelanca 4 ministra, konkretisht me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala si dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Më tej deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj do të kenë një përballje pyetje-përgjigje.