Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të tre deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Berisha e ka cilësuar ngjarjen një akt të rëndë politik dhe diplomatik, duke akuzuar qeverinë shqiptare për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.