Një tjetër atraksion turistik I shtohet bashkisë së Belshit. Ish-depot e ushtrisë më Seferan janë transformuar në një galeri arti ku do të jenë të hapura për publikun, si një destinacion kulturor për këdo që viziton Belshin. Në praninë e dhjetëra piktorëve nga Kanadaja, Kina, Peruja, Turqia, Çekia etj, është hapur galeria “2 Botët” që është konceptuar dhe kuruar nga artisti i njohur shqiptar Helidon Haliti.