Deportimi i Selami Çokaj 47 vjecarit të dënuarit për një vrasje në 1994 i arratisur nga burgjet dhe që jetonte në Britani, sipas tabloidit britanik Daily Mail konsiderohet i një fitore ligjore për Ministren e Brendshme Priti Patel e cila së fundi nënshkroi në Tiranë një marrëveshje riatdhesimi me Shqipërinë, për kriminelët dhe azilantët që kanë dështuar në kërkesat e tyre për qëndrim në ishull. Britania është duke përgatitur një projektligj të ri mjaft të ashpër për Nacionalitetin dhe Kufirin i cili parashikon dënime shumë të ashpra për trafikantët e qenieve njerëzore, por edhe deportimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të atyre që kërkojnë azil kur kërkesat e tyre refuzohen.