Top Channel/ Dënohet vrasësi i Martinit, 16 vite burg për autorin e Mario Përlleshaj
09/12/2025 19:38

Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Babai i të ndjerit, Ëngjëll Cani në një prononcim për mediat e komentoi vendimin si një rreze drite, ndërsa shtoi se dhimbja është e pakrahasueshme edhe sikur autori të merrte dënim e burg përjetë. Ai u ndal te funksioni i shkollës, ku tha se edhe pas një viti, nuk ka shprehur pendesë. “Për punë ligjesh foli avokati. Ne si prindër, Kodi për të mitur përgjysmohet. Ka nxjerrë një rreze drite për Martinin dhe Luziin, por dhimbja nuk krahasohet. Sikur dhe të dënohej me burgim të përjetshëm! Ngjarjen e ka parë e tërë Tirana. Të gjithë e dinë këtë ngjarje. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë.”, u shpreh babai i Martin Canit. Në një deklaratë të ndarë për mediat, familja Cani shprehet “Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie. Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit. Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë. Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara. I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale. Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton. Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë. Ne do të vazhdojmë misionin tone me: • Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit. • Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë. • Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne. Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh. Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.”

Top News – ‘Topi’ në fushën e Putinit/ SHBA ndërmjetës, Zelensky pro takimit me palën ruse
04/10 22:05
Top News – Aksident tragjik në Greqi/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën, u përplasën me motomjete
04/10 21:00
Top News – Alarm në parlamentin grek/ Telefonatë anonime për bombë, autoritetet në lëvizje
04/10 20:42
Top Channel/ “E gjithë Shqipëria të urren”, protestuesit drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi
04/10 20:37
Top Channel/ Maratona në Shkodër, morën pjesë më shumë se 500 fëmijë nga vende të ndryshme
04/10 20:26
Top Channel/ Fotografia ndërkombëtare në Shqipëri, bashkon artistë nga 50 vende të botës
04/10 20:25
Top Channel/ Kolonia e Artit në Vlorë! Sjell punime në pikturë, skulpturë e karikaturë
04/10 20:16
Top Channel/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët, tela me gjemba inteligjentë që presin kabllot
04/10 20:14
Top Channel/Nis sonte në orën 21.00 spektakli i humorit, më i dashuri për shqiptarët
04/10 20:13
Top News – Zjarr masiv në Margëlliç/ Flakët rrezikuan banesat dhe varrezat e fshatit
04/10 20:11
Top Channel/ Pishat e Gjinarit mes flakëve, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen
04/10 20:04
Top Channel/ Zjarri i merr jetën 76-vjeçarit në Mallakastër. Alarm nga flakët në Patos
04/10 20:04
Top Channel/Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, gjykata lë në fuqi 25 vite burg
04/10 19:42
Top Channel/’Flamingo Mirror’ nën sulm kibernetik, Rama: I zmbrapsëm. Mijëra kërkime në platform
04/10 19:36
Top Channel/ “Prania besnike”, 1800 ankesa në PS! Zbulohet çfarë ndodh me deputetëtt
04/10 19:33
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në Margëlliç, era përhap flakët, 8 zjarrfikëse në betejë me vatrat
04/10 18:51
Top News – ‘Shpërthejnë’ protestat në Spanjë/ Qiratë e larta nxjerrin mijëra njerëz në rrugë
04/10 18:30
Prej 3 dekadash kujdeset për vajzën e saj me aftësi të veçanta, Violeta prek me rrëfimin e saj
04/10 18:30
Top Channel/ Agron Llakaj rrëfen emocionet pas premierës, në moderim krah Kiara Titos
04/10 17:34
Top News – Prishtina në ethet e ndeshjes / Qytetarët besojnë të Kosova, austriakët duan fitore
04/10 17:30