Ka marrë vendim të formës së prerë grabitja në brendësi të pistës të Rinasit, në të cilën u rrëmbyen përmes një furgoni të loguar “Hetimi Tatimor” pothuajse 4.6 milionë euro. Gjykata e Posaçme e apelit la në fuqi dënimet e shpallura muaj më parë duke konfirmuar shpalljen fajtor të Klement Çalës dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.