Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka dënohen nga Gjykata e Apelit në Shkodër me nga 3 vite burg. Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.