Top Channel/ Dënohen spiunët rusë në Slloveni! Si u infiltruan dhe udhëtuan në të gjithë Evropën…
31/07/2024 22:04

Dy spiunë rusë të arrestuar në Slloveni janë deklaruar fajtorë. Dyshja, emrat e vërtetë të të cilëve mendohet të jenë Artem Dultsev dhe Anna Dultseva, u arrestuan në fund të vitit 2022 dhe besohet se janë spiunë rusë të trajnuar, të cilët kalojnë vite të tëra duke jetuar jashtë vendit me identitetin e tyre të fshehtë. Ata u prezantuan si Ludwig Gisch dhe Maria Mayer. Ajo drejtonte një galeri arti në internet dhe ai kishte një biznes IT, por gjatë gjithë kohës ata punonin fshehurazi për inteligjencën ruse. Çifti u deklarua fajtor për akuzat e spiunimit dhe falsifikimit të dokumenteve, tha gjykata rajonale e Lubjanës në një deklaratë. Gjykata i dënoi ata me më shumë se një vit e gjysmë burg, e barabartë me kohën që kanë kaluar në burg, dhe urdhëroi dëbimin e tyre nga vendi, ndërkohë që i ndaloi të kthehen në Slloveni për një periudhë pesëvjeçare. Besohet se çifti ka përfituar nga lëvizja lirë Shengen përmes Sllovenisë, për të kryer detyrat e tyre për inteligjencën ruse në të gjithë Evropën. Një burim i tha më parë Guardian se gjatë një kontrolli në një zyrë të përdorur nga dyshja, policia gjeti aq shumë para saqë u deshën orë të tëra për t'u numëruar. Dy fëmijët e çiftit u morën në kujdestari pas arrestimit të tyre dhe vazhduan të ndiqnin një shkollë ndërkombëtare në Lubjanë, ndërsa nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me ta tani. Sipas gazetës sllovene N1, dy spiunët do të ishin pjesë e një shkëmbimi të afërt të të burgosurve. Spekulimet vijnë mes raporteve se shumë të burgosur rusë janë zhvendosur nga vendet e tyre, duke përfshirë një numër të burgosurish politikë.

Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00