Top Channel/ Dënohen 14 shqiptarë për terrorizëm, 112 vite burg në mungesë për xhihadistët
11/06/2026 19:59

Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë 14 shtetas shqiptarë të konsideruar si xhihadistë, të cilët u rekrutuan dhe iu bashkuan dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nusra përmbi një dekadë më parë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se në mungesë të të pandehurve, disa prej të cilëve janë deklaruar të vrarë gjatë luftimeve në Siri pas pohimit të bashkëshorteve të tyre të riatdhesuara, gjyqtarja Irena Gjoka i dënoi të kërkuarit e SPAK për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë terroriste dhe veprime luftarake në një shtet të huaj. Në total, xhihadistët u dënuan me 112 vite burgim, pothuajse një dënim i ngjashëm me atë të pak viteve më parë, i dhënë edhe për imamët dhe financuesit që i rekrutuan. Autoritetet deklarojnë se disa nga të dyshuarit janë në burgje, kurse për të tjerët ka informacione se janë vrarë e megjithatë, për shtetin shqiptar, derisa të kryhet shpallja të vdekur, ata mbajnë përgjegjësi. Shyqyri Kaca u dënua me dhjetë vjet burg, i njëjti dënim iu dha edhe të vëllait, Saimir Kaca. Ndërkohë që djali i dytë i tij, Enes Kaca, u dënua me 5 vjet burgim. Fatbardh Taushani, Ditar Bala, Erdet Korro dhe Ledio Mehmeti u dënuan me nga 8 vjet burgim. Bajram Sulaj, Arbër Stefhasani dhe Elton Zani me nga 9 vjet burgim. Gjykata dënoi edhe Ujsed Stefhasanin, i cili ishte dhjetë vjeç kur u largua nga vendi i tij dhe u angazhua në luftime nga prindërit. Ai përfitoi nga mosha e mitur duke u dënuar me katër vite burgim. Aktualisht, disa gra të riatdhesuara, të dënuara nga e njëjta gjykatë me kusht, i janë drejtuar gjykatës civile dhe kërkojnë regjistrimin e fëmijëve që kanë lindur në Siri, si dhe shpalljen të vdekur të bashkëshortëve.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38