Të mërkurën, seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur me deklaratën përfundimtare të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Avokati i tij, Lluka Mishetiq filloi duke thënë se Thaçi është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij e për këtë ka prova të bollshme.