Top Channel/ Dënimi i Salianjit/ Zbardhen propozimet në Kryesi: Protesta në çdo qark, bllokim të…
26/09/2024 22:15

Në mbledhjen e Kryesisë e cila vijon me dyer të mbyllura, sekretari i PD, Famur Noka ka shprehur propozimet e tij. Në mbledhjen urgjente të zhvilluar pas vendimit të Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg për akuzën kallëzim i rremë, Noka tha se duhet të zhvillohen protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve. “Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve”, mësohet të ketë thënë Noka. “Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe”, tha Noka më parë, gjatë zhvillimit me dyer të hapura të mbledhjes. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta në mbështetje të Salianjit. Berisha: Prandaj, të dashur miq, të lëmë çdo gjë. Nga mëngjesi gjer në darkë t’i përkushtohemi betejës. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur në këtë mënyrë. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur nga një kryebandit. Nga një kryehajdut që kombi nuk e ka pasur në histori si Edi Rama. Nuk jemi ne si opozitë për t’u mposhtur nga bandat e qeverisë. Ndaj dhe të themi ndal tani, është radha jonë. T’i kthehemi këtij regjimi, t’i kthehemi ditë për ditë, t’i kthehemi gjer në fitore. Të lëmë çdo gjë, Salianji është secili prej jush. Ervin Salianji bëri detyrën që kishin detyrë secili prej nesh. Ervin Salianji që u dënua sot nga Geron Xhafa, prestanom i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, u dënua në mënyrë që ne të mos çelim më gojën. U dënua që të na thonë se fatin e tij do pësoni po na sulmuat. Atëherë o burra në shesh në një betejë të pandalshme. Ndaj dhe cilido që mendon ndryshe, do respektohet mendimi i tij. Por një gjë, opozita kaq e fuqishme nuk mundet kurrë të poshtërohet, të nënshtrohet, të pranojë shtypjen. Nuk del kurrë në klandestinitet, por i qëndron dhëmb për dhëmb kriminelëve, bandave, kujtdo. Çfarë misioni mund të kryejmë ne, kur deputeti ynë shkon në burg sepse denoncoi trafikanti Geron Xhafa? Ndaj dhe, besoj dhe mendoj se opozita do të përmbushë këtë mision me qëllimin më të mirë, opozita në betejën që fillon për mosbindjen civile, ka vetëm një synim, rikthimin e votës së lirë. Po nuk ka zgjedhje me opozitën në burg. Nuk ka zgjedhje me ndëshkimin e opozitarëve që denoncojnë krimin e kryeministrit. Nuk ka zgjedhje me një kriminel si Edi Rama, që si përfaqësues i krimit shqiptar ndërkombëtar, kërkon të ndëshkojë shtete islamike për të larë miliardat e krimit në bankat e tij. Shqiptarët duhet t’i zgjojmë, nuk ka më trima, ta harrojë kush. E kanë faktuar në histori. Cilido që i beson historisë, gjen në historinë e këtij populli me 100 probleme, aktet më sublime të trimërisë. Ndaj dhe ju ftoj demokrate e demokratë, ftoj drejtuesit e PD të dalin në shesh të mejdanit. Salianji është secili prej nesh, Salianji është secili prej qytetarëve, secili prej opozitarëve. Kriminelëve nuk u shtrihet kurrë qafa, përkundrazi dhëmb për dhëmb dhe ballë. Shpëtojmë Shqipërinë nga mafia, shpëtojmë Europën nga mafia shqiptare. Shpëtojmë të ardhmen e kombit shqiptar. Është radha jonë. O sot, o kurrë!

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45