Top Channel/ Dënimet për “Sterilizimin”, GJKKO 28 vite burg për tetë të pandehurit
04/03/2026 19:45

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli të mërkurën vendimin për të pandehurit e dosjes së “Sterilizimit”, duke dënuar me 28 vite burg në total tetë të përfshirët, mes të cilëve ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ish-zyrtarë të kësaj ministrie, mjekë dhe biznesmenë. Gjykata e Posaçme ka dënuar nga 6 vite burg ish-zëvendësministrin Rrjepaj për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim në dosjen “Sterilizmi”. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ish-zëvendësministri do të vuajë 4 vite burg. Edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, që mori tenderin e sterilizimit për pajisjet mjekësore në shtet, është dënuar me 6 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 4 vite. Dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, drejtoresha juridike, Marsela Serjanaj, dhe drejtori ekonomik, Sajmir Kadriu, janë dënuar nga GJKKO me nga 3 vite e 6 muaj burg, por që të dy fitojnë lirinë, kanë përmbushur afatet e dënimit në arrest shtëpie. Petraq Mersini dhe mjeku Arben Gjata janë dënuar nga Gjykata e Posaçme me nga 3 vite e 6 muaj burg, por nuk do të qëndrojnë në qeli, pasi dënimi iu është konvertuar në shërbim prove për 24 muaj. Genc Byrazeri është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, të cilat i konvertohen në 80 orë pune në interes publik. Ndërsa Naile Ajazi është dënuar me 2 vite shërbim prove. Për çështjen e “Sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39