Në burg që prej muajit mars, Ekrem Imamoglu kryebashkiaku i Stambollit ka komentuar aktakuzën e shumëcilësuar si skandaloze të prokurorit që e gjen atë fajtor për dhjetëra akuza dhe kërkon një dënim nga 828 deri në 2,352 vite burg për të. Aktakuza përbëhet nga gënjeshtra të shtrembëruara duke kërcënuar njerëzit, duke i mbajtur peng dhe duke i detyruar të shpifin, thotë Imamoglu në reagimin e tij.