Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku është pritur nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka. Në fjalën e tij, Dendias u ndal te situata e tensionuar në veri të Kosovës si dhe çështja e detit me Shqipërinë në Hagë. Dendias tha se e drejta ndërkombëtare është ajo që do të zgjidhë këtë çështje e cila prej vitesh është diskutuar si një nga hallkat penguese të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.