Një nga objektet më të fotografuara në shëtitoren bregdetare “Taulantia” në Durrës, skulptura urbane “Rrënjët”, është dëmtuar duke pësuar edhe krisje në bazamentin e saj. Për çështje sigurie, Agjencia e Parqeve Urbane e rrethoi paraditen e së hënës, deri në mbërritjen e ekspertëve nga Tirana që do të mundësojnë zhvendosjen dhe restaurimin e plotë të kësaj vepre.