Rruga Maliq - Lozhan Strelcë inauguruar thuajse një vit më parë, ka nisur të shfaqë dëmtime të konsiderueshme në disa segmente të saj. Përveç pritave anësore të dëmtuara edhe Asfalti paraqet çarje, ndërsa në disa pjesë vërehet ulje e shtresës rrugore, dhe në pika të tjera rrëshqitje e pjesëve anësore duke e bërë qarkullimin problematik për drejtuesit e mjeteve.