Dje, rreth orës 17:30, në portin e Vlorës ka mbërritur një mjet lundrues tip skaf me flamur anglez. Në bord ndodheshin dy persona me kombësi kroate, të nisur nga porti i Korfuzit me destinacion portin e Dubrovnikut. Gjatë lundrimit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ata kanë pësuar dëmtime fizike.