Policia e Kavajës ka zbardhur rastin e dëmtimit të derës hyrëse të KZAZ-në nr.42. Sipas uniformave blu, dera e shkollës së mesme “26 Marsi” u prish nga tre të mitur. Nga hetimet rezultoi se fëmijët të moshës, 9, 10 dhe 13 vjeç teksa ishin duke luajtur në ambientet e jashtme, hynë me forcë në katin e parë të godinës, ku është ngritur edhe KZAZ Nr. 42. Të miturit e pranuan autorwsinw teksa u morën në pyetje në prani të prindërve, psikologut, avokatit, dhe punonjësve sociale të bashkisë Kavajë. Shhkolla “26 Marsi”, aktualisht wshtë jashtë funksionit, ndërsa nga veprimet hetimore nuk u konstatua mungesë apo dëmtim i sendeve dhe dokumentacioneve të KZAZ që ndodheshin aty.