Demonstrues u mblodhën në Barcelonë pasi kryeministri psanjoll Pedro Sanchez njoftoi se vendi do të japë faljen për liderët e burgosur separatistë për tentativën e dështuar të pavarësisë së Katalonjës në 2017. Sanchez tha se qeveria e tij do të japë faljen të martën për nëntë liderët e burgosur, si hapi i parë për t’i dhënë fund konfliktit për rajonin më të pasur të Spanjës. Teksa ai fliste në teatrin e operas së Barcelonës, disa qindra protestues katalanas u mblodhën jashtë duke kërkuar të tjera tolerime, kurse një anëtar i audiencës thërriti: “Duam pavarësi”. "Jam i sigurt se nxjerrja nga burgu e këtyre nëntë personave është një mesazh i qartë për akord," tha sot Sanchez në eventin ku merrnin pjesë rreth 300 anëtarë të shoqërisë civile katalanase.