Bojkoti i demokratëve deri më tani nuk e ka ndalur hovin e socialistëve për të ecur përpara me Komisionin Antikorrupsion, ku nisja e punës së kësaj strukture të re parlamentare është në dorë të kryetarit Fatmir Xhafa për të thirrur mbledhjen e parë konstituive. Me forcën e kartonëve mazhoranca emëroi jo vetëm anëtarët socialist, por edhe ata demokrat në komisionin e posaçëm. Demokratët kanë qasje refuzuese ndaj kësaj iniciative pasi qeverinë e shohim si problem të korrupsionit dhe jo si zgjidhje.