Top Channel/ Demokratët apo republikanët? Amerikanët vendosin për balancën e pushtetit në Kongres
08/11/2022 22:59

Amerikanët po vendosin këto orë se si do të jetë balanca e pushtetit në Kongresin amerikan. votuesit iu drejtuan qendrave të votimit të martnë, për të vendosur nëse demokratët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke mbështetur politikat e presidentit Biden, apo pushteti do të zhvendoset tek republikanët. Deri më tani procesi është përshkruar si i qetë me vetëm disa probleme me makineritë e renditjes së votave. Ndërkohë që atmosfera paraprake tregon se se demokratët po presin një natë të keqe. Por nata nuk do të jetë e tillë për ish presidentin donald trump, i cili beson se fati kësaj herë do të jetë me republikanët. ’kjo do të jetë një natë e madhe për ne;, u tha ai gazetarëve pasi votoi. Ndërkohë që presidenti biden ka paralajmëruar se një fitore e republikanëve mund të dobësojë demokracinë. Në Kongres, një Dhomë e kontrolluar nga republikanët do të jetë në gjendje të bllokojë projektligjet që adresojnë prioritetet demokratike si të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike. Republikanët gjithashtu mund të iniciojnë një nismë mbi kufirin e borxhit të vendit , i cili mund të tronditë tregjet financiare dhe të nisë hetime ndaj administratës dhe familjes së Biden. Republikanët do të kenë fuqinë gjithashtu të bllokojnë ndihmën për Ukrainën nëse rifitojnë kontrollin e Kongresit. Një Senat Republikan po ashtu do të kishte ndikim mbi nominimet gjyqësore të Biden, duke përfshirë çdo vend të lirë të Gjykatës së Lartë, duke intensifikuar vëmendjen në gjykatën gjithnjë e më konservatore. Zgjedhjet vijnë në një moment të paqëndrueshëm për Amerikën, e cila doli këtë vit nga pandemia e rëndë e COVID-19 dhe tani po përballet me sfida të forta ekonomike.

Top Channel/ Reklamat e ChatGPT hyjnë në Europë/ OpenAI zgjeron shërbimin në 31 tregje
20/08 10:35
Top Channel/ Nafta mund të shkojë në 3 euro/ Çmimi mund të rritet nëse kriza në Hormuz përkeqësohet
20/08 10:32
Top News- Pistoleta në kamionin e ngarkuar me fiq, zbulohet rrjeti i trafikut të armëve
19/08 23:00
Top News- Kokaina lumë, sekuestrohen 3.3 tonë, çmontohet grupi kriminal që mbushi Spanjën me drogë
19/08 22:30
Top News – Izraeli pranon vrasjen e 5-vjeçares. I vranë prindërit dhe i mohuan ndihmën e shpejtë
19/08 20:00
Top Channel/ Irani kërcënon Evropën, NATO: Nuk na frikëson, jemi gati për luftë
19/08 15:20
Top Channel/ Alarm! Përmbytjet shkatërrojnë gjithçka, 10 të vdekur dhe mbi 21 mijë banorë evakuohen
19/08 15:18
Top Channel/ Irani sulme në Europë, reagon NATO: “Gati të mbrojmë të gjithë aleatët”!
19/08 15:13
Top News – SHBA vendos ‘Patriotët’ në Kretë / Kërcënimi iranin për sulme ndaj Bullgarisë e Qipros
19/08 15:08
Top Channel/ Shpërthenin bankomatet me tritol për të grabitur, arrestohen 7 pjesëtarë të bandës
19/08 15:06
Top Channel “Ura e Ibrit të mos hapet”, Vuçiç: “Do t`i ankohem Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s”
19/08 15:01
Top Channel/ OpenAI frenon modelin e ri, pezullohet pjesërisht zhvillimi i modelit “Astra”
19/08 15:00
Top Channel/ Ish-ministri Fedorov rival i Zelenskyt, kërkon zgjedhje presidenciale gjatë luftës
19/08 14:58
Top Channel/ Zjarri i shekullit nën kontroll, digjen 3 mijë hektarë në Belgjikë
19/08 14:58
Top News – Toka nuk pushon së dridhuri / Tmerr në Spanjë, të paktën 10 tërmete gjatë natës
19/08 14:52
Top News – Izraeli sulmon bazën Turke / Tetë raketa mbi Siri, shkakton dëme por jo viktima
19/08 14:34
Top News – Rusët sulmojnë bankat, tërheqin miliona / Frikë se Putin do u ngrijë kursimet për luftën
19/08 14:27
Top News – Trump kërkon takim me Kim Jong un / ‘Me mision për t’i dhënë fund programit bërthamor’
19/08 14:02
Top News – Rusia, ‘safari’ në Ukrainë / Shënjestron minibusin dhe vret katër persona
19/08 13:58
Top News – Ndihmësja më ‘e ngushtë’ e Trump / Spekulime në Uashington, Shtëpia e Bardhë reagon keq
19/08 13:57