Top Channel/ Demokracia e botës në stanjacion, Rusia dhe Turqia shënuan përkeqësim
02/02/2023 22:07

Në vitin 2022 në botë nuk u shënua përmirësimi i Indeksit të Demokracisë, ndryshe nga sa pritej për shkak të lehtësimeve të kufizimeve pas pandemisë. Rezultati global prej 5.29 nga dhjetë, një rritje prej vetëm 0.01 nga viti i kaluar, përfaqëson stanjacion dhe jo tendencë përmirësimi. Por çdo përmirësim në 2022 u kompensua nga zhvillimet negative diku tjetër. Për më tepër, Kina – shtëpia e gati një të pestës së popullsisë së botës – i dha fund politikës së saj zero-covid vetëm në dhjetor, pasi kishte mbyllur dhjetëra miliona qytetarë të saj për muaj të tërë gjatë gjithë vitit. Rusia regjistroi rënien më të madhe demokratike nga çdo vend në botë, duke rënë 22 vende poshtë renditjes në vendin e 146-të. Polarizimi mbetet kërcënimi më i madh për demokracinë në Amerikë, megjithëse pjesëmarrja e lartë historikisht në zgjedhjet e ndërmjetme në nëntor dhe një refuzim i gjerë i kandidatëve që ende mohojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndihmuan që rezultati i vendit të mbetet i qëndrueshëm në 7.85. Europa Perëndimore, shtëpia e tetë nga dhjetë vendet e para në indeks, ishte i vetmi rajon që regjistroi një përmirësim të dukshëm në vitin 2022. Rezultati i saj rajonal u kthye në nivelet para pandemisë dhe Norvegjia ruajti pozicionin e saj të gjatë në krye të renditje, e ndjekur nga afër nga katër vende të tjera nordike. (Zelanda e Re doli e dyta në renditjen globale.) Turqia, i vetmi “regjim hibrid” në rajon, ka regjistruar një rënie të madhe gjatë dekadës së fundit, gjë që pasqyron sundimin gjithnjë e më autokratik të presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan. Pamjet: AFP

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21