Rikthimi në punë pas pushimeve, është i vështirë, jo vetëm psikologjikisht. Mjekët thonë se për profesionet e rënda rikthimi i menjëhershëm në punë sjell pasoja fizike sidomos për sa i përket hernies diskale. Rreth 50% e pacientëve që paraqiten tek mjeku gjatë muajit Gusht kanë problematika të hernies diskale.